Prishtinë, 30 maj 2011, NOA – Rëndohet gjendja shëndetësore e 106 ish-luftëtarëve të UÇK-së të ngujuar në grevë urie, pasi kërkojnë përshpejtimin e miratimit të Ligjit për Veteranët e UÇK-së.
Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut vizituan sot grevistët e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke bërë me dije se gjendja shëndetësore e grevistëve vazhdon të jetë e rënduar për shkak të kushteve të rënda ku ata po qëndrojnë të ngujuar.
Ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të ngujuar në grevë urie janë nën vëzhgimin e vazhdueshëm të stafit mjekësor nga qendra emergjente.
Nga sot bëhet me dije se nisën grevën e urisë edhe shtatë anëtarët e Këshillit
Organizativ.
Greva ka nisur si revoltë ndaj institucioneve të shtetit, të cilat nuk janë angazhuar në plotësimin e kërkesave të ish-veteranëve të UÇK-së.
Në grevë deri më tani janë ngujuar rreth 106 ish-pjesëtarë të UÇK-së, ndërkohë që greva pritet të zgjerohet pasi të gatshëm t’i bashkohen asaj janë shprehur edhe rreth 130 ish-luftëtarë të tjerë të UÇK-së.
mit/NOA