English

“Serbia nuk i njeh dokumentet Republikës së Kosovës”

Beograd, (Serbi), 30 maj, NOA - Sekretari në Ministrinë për Kosovën, në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, vlerëson se përfaqësuesit e Prishtinës duhet të paraqiten në forumet rajonale të paraqiten me emrin UNMIK – Kosovo.

Vlerësoj se mënyra më e mirë e paraqitjes së përfaqësuesve të Prishtinës në forumet rajonale do të ishte me UNMIK – Kosovo, sepse UNMIK-u simbolizon rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, si dhe tërë komunitetin ndërkombëtar në Kosovë”, ka thënë Ivanoviç në një intervistë dhënë gazetës “Dnevnik”.

Sipas mendimit të Ivanoviçit, shteti serb nuk do t’ua njohë shqiptarëve dokumentet që e kanë vulën ku thuhet “Republika e Kosovës” , me të cilat dëshirojnë të udhëtojnë nëpërmes Serbisë.

NOA

KOMENTE