English

Vdes një i dënuar në burgun e Fushë Krujës

Fushë Krujë, 30 maj, NOA – Një i dënuar në burgun e Fushë Krujës ka humbur jetën sot gjatë orëve të natës. 58-vjeçari Haki Abazi ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital. Sipas informacioneve të para, Abazi vuante nga sëmundja e hipertensionit dhe mendohet se vdekja mund të ketë ndodhur si pasojë e ndonjë komplikimi shëndetësor. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së 58-vjeçarit.

Abazi vuante dënimin për mashtrim në burgun e Fushë Krujës. Ai ishte i dënuar me 7 vite heqje lirie. Ndihma e parë i është dhënë nga mjekët e burgut, por nuk ka qenë e mjaftueshme.

a.k/NOA

KOMENTE