Afganistan, 30 maj, NOA - NATO ka kërkuar falje për vrasjet e civilëve afganë gjatë një sulmi ajror në jug të Afganistanit. Majori i Marinës amerikane, Xhon Tulan, komandanti i forcave të NATO-s në rajonin jugperëndimor të Afganistanit, ka thënë se forcat ndërkombëtare e kanë sulmuar një zonë në krahinën e Helmandit, duke besuar se militantët ishin duke e përdorur si bazë të tyre.
Ai ka thënë se zona ka pasur edhe civilë brenda. Tulan gjithashtu ka thënë se sulmi ajror ka nisur pasi u vra një ushtar i marinës amerikane ndërsa pesë kryengritës u strehuan në atë zonë ndërsa vazhdonin të luftonin.
Majori Tulan ka thënë se nëntë civilë kanë vdekur nga sulmi ajror ndërsa ka shtuar se NATO “do të pajtohet” me familjet e viktimave civile “në pajtim me kulturën afgane”.
Autoritetet në Helmand kanë thënë se 14 civil kanë vdekur gjatë sulmit të së shtunës, 12 prej të cilëve ishin fëmijë.
NOA/RFE