English

Arbitri: Federata më shkatërroi pse jam homoseksual

Ankara, 31 maj 2011, NOA- Një arbitër akuzon Federatën e Futbollit Turk, se e ka shkatërruar për faktin se është homoseksual.

Lidhur me këtë fakt, ai ka kërkuar në gjykatë që të riintegrohet dhe të rikthehet në detyrë, pas shkarkimit të bërë.

Ish-arbitri i serisë B quhet Halil Ibrahim Dincdag 35 vjeç, dhe pretendon se federata e futbollit ka furnizuar mediat me dokumente nga të cilat rezulton se është përzënë nga shërbimi ushtarak sepse ishte homoseksual.

“Nuk kam qenë më në gjendje që të gjejë punë, që kur emri im ka përfunduar nëpër tituj gazetash dhe sinkrone televizionesh”, deklaron ish-arbitri Dincdag.

a.y/NOA

KOMENTE