Tiranë, 31 maj 2011, NOA- Kandidati i maxhorancës për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha, i shpallur si fitues nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, akuzoi sërish kryesocialistin Edi Rama se po mundohet të deformojë procesin.
Sipas tij, është e domosdoshme që të numërohet çdo votë pavarësisht se Rama nuk e dëshiron këtë gjë.
Ai theksoi se për procesin dhe rezultatin nuk vendos ai dhe as për numërimin por vendosin institucionet kushtetuese.
Sakaq Basha i cilësoi deklaratat e Ramës si qesharake, duke thënë se të numërosh votat nuk është kanibalizëm, ashti sikurse i cilëson kreu i socialistëve. (vijon...)
a.y/NOA