Beograd, 31 maj 2011, NOA- Krimineli i luftës Ratko Mlladiç, është ekstraduar drejt Hagës, ku pritet të gjykohet lidhur me krimet e kryera.
Ky lajm konfirmohet nga Ministria e Drejtësisë, pasi gjykata e Beogradit ka rrëzuar kërkesën e familjarëve kundër ekstradimit të ish-komandantit të serbëve të Bosnjës për në Hagë, ku do të përballet me akuzat për krime lufte.
Pretendimi i familjes ishte fakti 69-vjeçari Mlladiç është shumë i sëmurë që të përballet me një proces gjyqësor, që përfshin edhe akuzat për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
Mlladiç akuzohet se e ka udhëhequr operacionin që çoi deri te Masakra e Srebrenicës në vitin 1995 dhe krime të tjera gjatë luftës së Bosnjës – të zhvilluar prej vitit 1992 – 1995.
a.y/NOA