Zvicër, 31 Maj NOA - Gjumi me pak orë ndikon në shëndetin tonë, duke shtuar kilogramë të tepërt.
Tashmë diçka e tillë është konfirmuar nga shumë studime, ku i fundit është drejtuar nga hulumtues të Uppsala University, në Zvicër dhe i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition.
Studimi pohon se orët e pakta të gjumit çojnë në rritjen e sensit të urisë, kjo pasi metabolizmi ngadalësohet gjithashtu dhe konsumimi i kalorive. Studimi është kryer mbi 14 universitarë, të monitoruar gjatë natës dhe të ekzaminuar në mëngjes.
Rezultatet treguan, kjo gjatë dhe vetëm një nate në gjumë, metabolizmi është reduktuar me rreth 5-20% dhe konsumi i energjisë, që nevojitet për të diagnostikuar frymëmarrjen.
Në bazë të rezultateve, ekspertët kanë vënë re nivele të lata të sheqerit në gjak dhe të hormoneve që dhurojnë stres.
r.b/NOA