SHBA, 31 Ma NOA - Është pikërisht pjesa e dytë e filmit komik më të ndjekur në mbarë botën, ajo e The Hangover, surpriza e kinemasë amerikane gjatë kësaj periudhe.
Aktualisht, filmi ndodhet në krye të klasifikimeve për sa i përket fitimeve me një shifër prej 86,5 milionë dollarësh. duhet thënë se ashtu siç pritej, seria e dytë e komedisë amerikane, ka korrur një sukses të madh. në vendin e dytë ndodhet Kung Fu Panda 2 me 48 milionë dollarë fitime, duke kaluar episodin e fundit të Piratëve të Karaibeve, që pozicionohet në vendin e tretë me 39,3 milionë dollarë.
r.b/NOA