SHBA, 31 Maj NOA - Kingston ka prezantuar një kartë memorie speciale microSDHC prej 32GB, e cila është ndërtuar pikërisht me qëllim për rritur performancën dhe memorien e smartphone dhe të aparaturave mobile të gjeneratës së fundit.
Në madhësinë e një thoi mund të shfrytëzohet një arkiv memorie prej 32GB me një shpejtësi minimale transferimi datash në rendin e 10MB/s, që mund të kthehen në skeda të vërteta SDHC nëpërmjet një adoptuesi.
Bëhet fjalë për familjen e Class 10 që shoqërohet me një memorie të brendshme tepër të mirë dhe dallohet për performancë tepër të mirë.
r.b/NOA