Tiranë, 31 maj 2011 NOA – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas miratimit të kërkesës së Partisë Demokratike për rinumërimin e votave të kontestuara në 26 kuti votimi në Tiranë ka kërkuar 30 minuta pushim.
KQZ do të rinisë punën në orën 13.00, kur pritet edhe të nisë numërimin e votave në 26 kutitë e ankimuara.
Miratimi i kësaj kërkese u arrit me katër votat e anëtarëve të mazhorancës në KQZ.
Rinumërimi i këtyre votave u kontestua nga përfaqësuesit ligjorë të Partisë Socialiste, të cilët thanë se ky proces është i paligjshëm dhe i paarsyetuar ligjërisht.
a.q./NOA