Tiranë, 31 maj 2011 NOA- Ka rinisur mbledhja e KQZ, ku sikundër është votuar gjatë paradites, me kërkesë te PD-së, do të rinumërohen votat në 26 kuti për zgjedhjet në Tiranë. Mbledhja ka nisur me hapjen e kutisë së parë ndër 26 të kontestuarat. Palët po debatojnë lidhur me procedurën që do të ndiqet për rinumërimin. Përfaqësuesit ligjorë demokratë në KQZ, kërkojne zbatimin e ligjit për çdo fletë të kontestuar.
a.q./NOA