Tiranë, 31 maj 2011 NOA- Ne KQZ po vijon proçesi i rinumërimit të votave. Në total janë 403 fletë të kontestuara, të cilat gjenden në 26 kuti votimi për bashkinë e Tiranës. Në kutinë e parë kanë rezultuar dy fletë të kontestuara, ku votuesit kanë shënuar se votojnë për kandidatin Edi Rama. Tek një prej fletëve është shënuar emri i kandidatit ndërsa tek fleta e dytë është shkruar me shkrim dore Edi Rama. Mësohet se nga 26 kuti, ku ështe kërkuar rinumërimi, vetëm një pjesë e tyre kanë shënime specifike për fletët e kontestuara.
a.q./NOA