Milano, 31 Maj NOA - Emrat e Asamoah dhe Pastore tashmë janë bërë të ditur se janë dëshirat kryesore të Adriano Galliani, të paktën për momentin.
Administratori i deleguar është parë shpesh herë teksa ka zhvilluar tratativa të ndryshme me Inter, Juventus, Roma dhe Napoli, për të gjetur një mesfushor dirigjent në qendër apo një trekuartist, ku është folur dhe Aquilani.
Megjithatë ditën e stome është bërë e ditur se Galliani ka qenë në Madrid në një takim me Fllorentino Perez për të folur për Diarra.
Me sa duket është pikërisht ai, objektivi kryesor i Milanit për të cilin tashmë ka nisur dhe marrëveshja.
r.b/NOA