Tiranë, 31 maj 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 31 maj 2011.
Gazeta “Shekulli” çelet me titullin e madh “Kush gënjen”, një artikull që përfshin tre intervistat mbi historinë e përdhunimit të studentes nga regjisori e pedagogu Leonard Bombaj. Përplasen akuzat për përdhunimi. Në shkrim mund të lexoni intervistën me nënën e vajzës, që deklaron, “Kujdes, Bombaj është një monstër. Ai ka abuzuar me vajzën që kur ishte e vogël”. Intervistë me këngëtarin Stresi, si dhe një intervistë me regjisorin Leonard Bombaj, i cili deklaron se “Nuk e kam prekur atë vajzë”.
E përditshmja “Panorama” ka si titull kryesor premtimin e kryeministrit deklaruar dje gjatë mbledhjes së grupit kuvendor të Partisë Demokratike. “Nga 1 korriku, pagat e pensionet, rritje 5-10 përqind”, është titulli kryesor i gazetës Panorama. Tituj të tjerë janë, Braçe: Partia Socialiste duhet të dalë nga kllapia, mesazhi në facebook i deputetit. Një tjetër artikull është “Flet i arrestuari nga policia Stresi”.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin “Ankesa e PD, ku ndryshon nga ajo që bëri PS në vitin 2009”. Ekspertët e ligjit shpjegojnë ku ndryshojnë ankesat për të shqyrtuar votat e kontestuara. Tituj të tjerë të kësaj gazete janë “Debate dhe akuza, KQZ, rrëzon kërkesën e PS”, një artikull që flet për mbledhjen e djeshme të KQZ-së ku u morën në shqyrtim ankesat e PD e PS. Një tjetër titull i faqes së parë të kësaj gazete është “Harasani aktiv edhe në komisione”. Deputetit deklaron se “Jam votuar si deputet”.
E përditshmja “Shqip” ka si titull kryesor “Ambasadorët takime Kolegjin”. Presidenti Topi: Gjyqtarët të respektojnë statusin e tyre. Më tej një titull tjetër është, “Reduktohen kontrollet e shtetit, shkurtohen 22 inspektoriate. Një tjetër artikull ka në qendër premtimet e kryeministrit: “Kryeministri pa veturë. Votat e kontestuara për të shpëtuar sistemin.
“Gazeta Shqiptare” çelet me titullin “KQZ rrëzon. PS Padi Ristanit për falsifikim. Një tjetër artikull i kësaj gazetë është intervista me regjisorin Leonard Bombaj: “Stresi më erdhi me armë në shtëpi. Si më morën peng, e vërteta e përdhunimit të vajzës. Policia lëshon urdhër arresti për Stresin dhe shokët e tij”.
Gazeta “Mapo” hapet me titullin “Mospërputhja e votave, Strategjia e PS me padinë në prokurori. Me tëj mund të lexoni rrëfimin e Stresit në prokurori: Historia e përdhunimit dhe e vërteta e akuzave ndaj Bombaj. Ndërkohë një opinion i kësaj gazete ka titullin “Pse nuk vlen fabula e Komisionit të Venecias”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.