English

Rama: Drejtësia të japë drejtësi për kanibalizmin elektoral

Tiranë, 31 maj 2011 NOA- Kryetari i PS, Edi Ramanjë komunikim të posaçëm me median, pak minuta pas rifillimi të mbledhjes së KQZ, akuzoi kryeministrin Berisha si frymëzuesin e asaj që Rama e etiketoi si kanibalizëm elektoral. Rama tha se ankesa për gjithçka po ndodh në KQZ ka marrë përmasa ndërkombëtare. Sipas tij, opozita, por edhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar, presin që prokuroria të veprojë për të zbardhur ne themel gjithçka, duke nisur nga deformimi i vullnetit të qytetarëve të Tiranës.

“Kolegji zgjedhore të japë drejtësi për deformimin e votës në Shqipëri”- tha Rama,duke shtuar se me gjithçka që po ndodh po cënohet e ardhmja e çdo familje shqiptare.

Rama tha se vendimi i Kolegjit Zgjedhor jo vetëm do të përcaktojë legjitimitetin e votës së hedhur tashmë nga shqiptarët, por edhe do t’i japë fund mashtrimit të madh. Për këtë arsye, kryesocialisti tha se kanë pranuar edhe propozimin e ndërkombëtarëve për ekspertizën e posaçme të Komisionit të Venecias.

KOMENTE
  • Shaba16:37 - 31 Maj 2011
    Nje votim i dyte midis fituesve (te Tiranes) i jep te drejte votuesve te zgjedhin kryetarin e ri te bashkise ne Tirane. Kjo zgjidhje nuk ngarkon me pergjegjsi asnje nga forcat politike dhe as institucionet shteterore. Nuk e kuptoj perse asnje nga forcat politike nuk eshte per nje zgjidhje te paster?