Kalifornia, 31 Maj NOA - Një restorant vetëm për qentë.
Është kjo ideja e disa të pasionuarve pas këtyre kafshëve, në Newport Beach, pranë Los Anxhelos.
Grupi i restoranteve në Kaliforni ka vendosur të gatuajë ekskluzivisht ushqime vetëm për kafshën më besnike të njeriut.
Nëse për disa kjo duket si një ide e çmendur, për shumë të tjerë diçka e tillë duhet të praktikohet në mbarë botën.
Menyja nis që nga mishi e perimet e deri tek makaronat për qentë, ku të gjitha duhet theksuar se janë të një kualiteti të shkëlqyer.
r.b/NOA