English

Rusi, arrestohet vrasësi i gazetares Politkovskaja

Moskë, 31 maj, NOA - Autoritetet e Rusisë kanë arrestuar personin e dyshuar për vrasjen e gazetares Ana Politkovskaja. Avokati Saidakhmet Arsamerzayev, tha se i dyshuari Rustam Makhmudov, ishte arrestuar mbrëmë në Çeçeni.

Avokati i familjes së tij tha se Makhmudov pritet që të dërgohet në Moskë. Makhmudov është i dyshuar si person i armatosur, që e vrau gazetaren Ana Politkovskaja, në vitin 2006 dhe deri më sot i ka shpëtuar arrestimit. Ata që e kanë urdhëruar vrasjen e gazetares Politkovskaja kurrë nuk janë zbuluar nga hetimet.

NOA/RFE

KOMENTE