English

Stefanoviç: Dialogu rinis në Korrik, kapitull kyç lëvizja e lirë

Beograd, 31 maj 2011, NOA- Borislav Stefanoviç, shefi i ekipit negociues Serb, shprehet se takimi i radhës mes ekipeve negociatore për dialogun me Kosovën do të mbahen në mesin e muajit Korrik.

Më tej ai theksoi se formula e vetme e pranueshme është ajo që saktëson Rezoluta 1244, që do të thotë se përpara përfaqësuesit të Prishtinës që qëndrojë tabela me siglën UNMIK-Kosovo.

“Do të fokusohemi që para pushimit veror, të mbyllim kapitullin e lirisë së lëvizjes, telekomunikacionit, energjisë elektrike, librave amëz dhe kadastrës. Për formën e pjesëmarrjes së Kosovës në takimet dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare nuk do të diskutohet”, është shprehur Stefanoviç.

a.y/NOA

KOMENTE