English

Topi: Sfida e Shqipërisë, integrimi në Bashkimin Europian

Tiranë, 31 maj 2011 NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi gjatë takimit me Lordin britanik Riçard Best tha se, pas anëtarësimit të vendit në NATO, Shqipëria gjendet përballë një tjetër sfide atë të integrimit në Bashkimin Evropian.

Topi tha se politika shqiptare është e vetëdijshme për reformat dhe standardet që duhet të përmbushen në këtë drejtim, po aq sa beson në mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për t’ia arritur këtij qëllimi.

Nga ana e tij, Presidenti i Bordit Ndërkombëtar Këshillimor të Qendrës Kërkimore për Evropën Juglindore (SEERC), Lordi britanik Riçard Best e informoi Presidentin Topi lidhur me projektet e përbashkëta rajonale për të zgjeruar rrjetin e kërkimeve shkencore dhe për t’u dhënë mundësi studentëve shqiptarë dhe nga vendet e tjera ballkanike që të përfitojnë bursa studimi në universitetet britanike.

a.q./NOA

KOMENTE