English

Berisha: Kopshtet universiteti i parë i njeriut

Tiranë, 1 qershor 2011, NOA – Në ditën kushtuar fëmijëve, të vegjlit e kopshtit 25, pranë njësisë bashkiake nr. 4 në Tiranë mikpritën kryeministrin Sali Berisha dhe zonjën e tij, Liri Berisha.

një mjedis festiv mes fëmijëve, shefi i qeverisë u uroi atyre festën, duke u dhënë edhe premtimin e ri se qeveria do të bëjë shumë më tepër për kopshtet, të cilat i cilësoi si universitetin e parë të njeriut.

“Kopshtet janë universiteti i parë dhe më i rëndësishmi i njeriut, pasi është mosha që njeriu mëson më shumë”, tha shefi i qeverisë.

Ai premtoi se qeveria po i kushton një rëndësi të veçantë arsimit parashkollor.

Berisha tha se synimi është që të gjithë fëmijët 5 vjeç të frekuentojnë kopshtet, duke premtuar se në dy vitet e ardhshëm qeveria do ta bëjë të mundur këtë.

Më pas kryeministri dhe zonja e tij morën pjesë në aktivitetin e fëmijëve.

mit/NOA

KOMENTE