English

Berisha: Në Shqipëri, klima lehtësuese për biznesin vendas e të huaj

Tiranë, 1 qershor 2011, NOA- Gjatë ditës së sotme Kryeministri Berisha priti në takim, një grup biznesmenësh shqiptaro-amerikanë të kryesuar nga zoti Harry Bajraktari.

Gjatë takimit, Kryeministri i njohu biznesmenët me potencialet e jashtëzakonshme që ofron Shqipëria për investime në fusha të ndryshme, në kushtet e një klime të favorshme lehtësuese në ndihmë të biznesit vendas dhe atij të huaj.

Në vijim ai u bëri një panoramë të investimeve të kryera nga qeveria shqiptare për ndërtimin e një rrjeti modern infrastrukturor në mbarë vendin, si dhe me progresin e bërë në kuadrin e iniciativës së “Shqipërisë dixhitale”.

Ndërkaq nga ana e tyre, biznesmenët shqiptaro-amerikanë, duke shprehur interes të madh për zhvillimet e fundit ekonomike në Shqipëri, vlerësuan arritjet e deritanishme në këtë fushë, si dhe mundësitë për investime në sektorë të ndryshëm.

a.y/NOA

KOMENTE