Londër, 1 Qershor NOA - Trajneri i ardhshëm i Chelsea, ndër misionet e shumta që do të ketë, do jetë dhe ai që të arrijë të vendosë në formacion së bashku Didier Drogba dhe Fernando Torres.
Sipas shtypit anglez Blutë e Londrës, faktikisht ka vendosur të rinovojë dhe për një sezon tjetër deri në 2013, kontratën e 33-vjeçarit nga Bregu i Fildishtë.
Nicolas Anelka, në krahun tjetër me shumë mundësi do të largohet nga ky ekip, kjo për shkak të hapësirave të vogla që gjen në formacion.
Nuk do të jetë i lumtur, por do të gjejë një klub që i premton atij pagën e lartë që ka aktualisht.
r.b/NOA