English

Dita e 10-të, veteranët e UÇK-së vijojnë grevën

Prishtinë, 1 qershor 2011, NOA- Miratimi i ligjit të veçantë për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë që grevistët të çojnë përpara protestën e tyre dhe vijimin e grevës së urisë.

Përfaqësues të Këshillit të Grevistëve deklarojnë, se veteranët nuk kanë kanë marrë ndonjë përgjigje zyrtare nga drejtuesit e institucioneve të Kosovës lidhur me kërkesat e tyre.

Ndonëse gjendja shëndetësore e tyre po rëndohet nga dita në ditë, ata shprehen të vendosur për të çuar përpara grevën deri në plotësim të kërkesave të tyre.

a.y/NOA

KOMENTE