Kajro, 1 qershor 2011, NOA- Procesi gjyqësor kundër ish-diktatorit të Egjiptit Hosni Mubarak dhe dy fëmijëve të tij, Gamal dhe Alaa para gjykatës d'Assise në Kajro do të nisë më 3 gusht.
Këtë fakt e ka vendosur Presidenti i Gjykatës së Apelit të Kajros, sipas rregullave dhe procedurave gjyqësore të vendit.
Ish-Presidenti i Egjiptit akuzohet se ka urdhëruar që të qëllohet mbi manifestuesit, përveç faktit se ka grumbulluar pasuri të paligjshme duke shpërdoruar dhe abuzuar me detyrën.
Këto dy akuzat e fundit janë të njëjta edhe për dy djemtë e tij.
Ndërkaq Hosni Mubarak për rreth 30 vjet drejtoi Egjiptin, deri në janar të këtij viti, kur Egjiptianët u revoltuan dhe për ditë me radhë, protestuan kundër qeverisë së tij.
a.y/NOA