English

Kapen duke shitur sendet e vjedhura

Lezhë, 1 qershor 2011, NOA – Pasi u zbuluan duke shitur në tregun e lirë sendet e vjedhura në banesën e një shtetaseje, policia e Lezhës ka vënë në pranga një person, si dhe shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tij.

Krenar Medja u arrestua në flagrancë mbrëmjen e të martës, pasi ai bashkë me Mariglen Mollën, u kapën duke shitur disa sende të vjedhura në banesën e një shtetaseje.

Gjatë arrestimit dy personat kanë kundërshtuar me dhunë patrullën e policisë.

Mandej blutë e lezhës janë vënë në kërkim të Mariglen Mollës, i cili u largua nga vendi i ngjarjes.

Krenar Medja, 24 vjeç dhe banues në Lezhë ishte dënuar më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Ndërkohë ai akuzohet tashmë për vjedhje në bashkëpunim dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.

mit/NOA

KOMENTE