Madrid, 1 qershor 2011, NOA- Nuk i pëlqejnë pyetjet, mbretit 73 vjeçar të Spanjës Huan Karlos.
Bëhet fjalë për pyetjet në lidhje me shëndetin e tij, që prej disa muajsh përfliten në gazetat spanjolle, çka ka bërë që ai të revoltohet ndaj një grupi gazetarësh në Pallatin Mbretëror.
Një gazetareje e cila e pyeti mbretin gjithë kortezi, “Si ndiheni madhëri?”, monarku iu përgjigj i irrituar, “Keq, shumë keq”, duke shtuar më tej, “në fund të fundit, juve ju pëlqen që të më çoni drejt vdekjes, më jepni nga një grusht në stomak çdo ditë”.
Pasi ka thënë këto fjalë ai ka kthyer kurrizin dhe është larguar duke i lënë gazetarët të habitur.
a.y/NOA