Tiranë, 1 qershor 2011 NOA- Qeveria vendos ndryshimin e çmimit të biletave për kategori të caktuara shoqërore, të cilët vizitojnë muzetë publikë në Shqipëri.Këto ndryshime vendosin diferencimin e tarifimit të biletës për të miturit në moshën deri 8 vjeç, si dhe tarifimi i reduktuar për studentët dhe nxënësit që vizitojnë destinacionet e trashëgimisë kulturore, muzetë, parqet arkeologjike, monumentet e kulturës. Ndarja e tarifimit për kategori të caktuara shoqërore në resurset kulturore të vendit synon të rrisë frekuentimin e destinacioneve të trashëgimisë sonë kulturore, veçanërisht gjatë sezonit turistik.Kjo masë i vjen gjithashtu në ndihmë studentëve dhe nxënësve jo vetëm për njohjen e trashëgimisë sonë kulturore, por edhe në funksion të programeve të ndryshme parauniversitare dhe pasuniversitare të tyre.
a.q/NOA