Tiranë, 1 qershor 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 1 qershor 2011.
Gazeta “Panorama” çelet me titullin: “Votat e kontestuara. Hapen 11 kuti, Rama ngushton diferencën”. Më tej në nëntitull lexoni: “PD: Të rihapen kutitë me vota të kontestuara”. Një kërkesë që ndiqet nga përgjigjia e kreut të opozitës. “Rama: Nëse drejtësia nuk jep drejtësi merret me mend si do të shkojë ekonomia e vendit”.
Gjithashtu në këtë gazetë mund të lexoni edhe një deklaratë të ambasadës britanike për situatën postzgjedhore me titull, “Britania: Vendimi i takon Kolegjit Zgjedhor”.
Një tjetër titull i gazetës është: “Akuzat për pedofili, prokuroria mbyll dosjen ndaj Bombajt. Nëna e vajzës: Stresi ka të drejtë”. Një tjetër titull i kësaj gazete flet për provimin e maturës shtetërore. “Matura shtetërore. Sot testi i Letërsisë”.
Më tej lexoni titullin: “Përleshja me Rozana Radin, prokuroria merr të pandehur Rrezarta Shkurtan”.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në faqen e parë, “Shkarkohen me një urdhër të vetëm 134 ushtarakë të lartë”. Urdhri është firmosur mesnatën e të shtunës, kur u shkarkuan ushtarakët e karrierës”.
Më tej një titull tjetër është: “Arka bosh”, qeveria nxjerr në shitje edhe hidrocentralet. Një titull tjetër i kësaj gazete: “Hetuesit: Bombaj kontroll në pjesët intime, për shenjat që përshkroi në dëshmi vajza”.
E përditshmja “Koha Jonë” ka si titull kryesor: “Basha: Votat e rregullta në bazë të kodit PD-PS. Në brendësi të titullit është edhe përgjigjia e Ramës: “Rama: Kolegjin e pres, por humbjen time nuk e njoh”.
Një tjetër shkrim i kësaj gazete ka si titull: “Zgjedhjet, Olldashi: Presidenti Topi presion Kolegjit. Ministri i Transporteve Sokol Olldashi flet në një intervistë për emision “Pesë pyetje nga Babaramo”.
Titull tjetër i faqes së parë është: “Tronditëse: Tela në vesh për të kopjuar në provime, kapen 20 studentë”.
Gazeta “Shqip” ka si titull kryesor: “KQZ, ndryshon rezultati për Tiranën. Reagon kandidati i PD: Kryesoj, por pres vendimin zyrtar”.
Ndërkohë tituj të tjerë të kësaj gazete janë: Ministria, “listë-fshesë për 134 ushtarakë karriere”, apo titulli “Bakteri që alarmoi Europën në plazhet tona”.
“Gazeta Shqiptare” çelet me titullin “Tensioni: Qeveria punëson 200 policë me kontratë”. Tituj të tjerë të kësaj gazete janë: “Sokol Olldashi: Presidenti presion mbi Kolegjin Zgjedhor”.
Ndërsa një tjetër titull flet për përdhunimin e turistes çeke, intervista me të dënuarin: “Korçë: Si e përdhunuam turisten çeke në pyll, në sytë e të dashurit”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
mit/NOA