English

PRIVATIZIMET, RAMA: Nuk do t’i njohim, do t’ua kthejmë shqiptarëve

Tiranë, 1 QESHOR NOA- PS deklaron se nuk do të njohë ligjërisht asnjë prej privatizimeve te vendosura nga qeveria për asetet publike. Kryetari Edi Rama deklaroi se po grabiten pasuritë e shqiptarëve, duke drejtuar gishtin e akuzës nga kryeministri Berisha. Sipas Ramës, kryeministri pas vjedhjes së votave të 8 majit i ka çuar financat e vendit drejt shthurjes totale ne funksion të qëllimit elektoral.Rama tha se privatizimet e HEC-eve , i kane hapur shteg abuzimit duke shthurur financat e vendit. ‘Përfitimet nga keto privatizime janë marramendëse’, deklaroi Rama duke shtuar se privatizimi i 5 HEC-eve te vendosur nga qeveria një ditë më parë eshte akt kriminal. Kjo, sipas Ramës, shënon kulmin e një politike shkatërruese për ekonominë qe rendom, sikundër u shpreh Rama, po kthehet në një bombë me sahat.

a.q/NOA

KOMENTE