KQZ, nuk është asgjë tjetër veçse një bandë që po grabit votën e qytetarëve, vlerëson lideri socialist Edi Rama.
Duke folur në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu socialist tha se KQZ-ja po zbaton projektin e kryeministrit Berisha për të grabitur medoemos fitoren e opozitës në Tiranë. Kryesocialisti ka përsëritur sërish apelin drejtuar Kolegjit Zgjedhor për të vendosur drejtësinë në vend.
Edi Rama deklaroi se fatet e demokracisë shqiptare tanimë janë në dorë në Kolegjit zgjedhor.