Australi, 1 Qershor NOA - Një gjeneratë e re robotësh, që shkencëtarët australianë janë duke zhvilluar, kanë arritur të krijojnë një gjuhë të tyren për të komunikuar, e pavarur nga ajo njerëzore dhe shumë e vështirë për tu kuptuar.
Projekti i përket Universitetit të Queensland.
Janë krijuar robotë që gjenerojnë tinguj në bazë të vendeve që vizitojnë dhe vazhdojnë të përmirësojnë kapacitetin e tyre intelektual.
Robotët gjenerojnë një kombinim të rastësishëm të rrokjeve që prezantojnë vendin në të cilin janë dhe e ndajnë këtë informacion ndërmjet tyre.
r.b/NOA