English

Rrëmbehet gruaja e kryebashkiakut të Kavajës, humb fëmijën nga tronditja

Kavajë, 1 qershor 2011, NOA- Mbrëmjen e djeshme kryebashkiakut të sapozgjedhur të Kavajës, Elvis Roshi, i është rrëmbyer gruaja 28 vjeçare.

Griselda Roshi e moshës 28 vjeçare, është liruar vetëm ditën e sotme në orët e para të mëngjesit, ku mësohet se nga tronditja ka humbur edhe fëmijën që priste.

28 vjeçarja Roshi e cila ishte shtatëzënë, pasi është liruar ka dëshmuar në polici duke thënë se, nuk ka mundur të identifikojë autorët e rrëmbimit, kjo edhe prej shokut të pësuara nga humbja e fëmijës që priste të sillte në jetë gjatë kohës që ishte e rrëmbyer.

Të dhënat paraprake flasin se Griselda Roshi ka bërë lindje të detyruar, ndërsa nuk dihet ende asnjë gjë për fatin e foshnjës, ndërsa mendohet të ketë humbur jetën gjatë lindjes.

28 vjeçarja ishte në muajt e fundit të shtatëzanisë, dhe si pasojë e traumës së pësuar nuk ka mundur të thotë asgjë.

Sapo ka mësuar lajmin, Elvis Roshi, kryetari i Bashkisë së Kavajës, i dalë nga Partia Socialiste është kthyer menjëherë nga Italia, pasi prej pak ditësh ndodhej atje.

Ndërkaq pas denoncimit për rrëmbim, Prokuroria e Krimeve të Rënda mësohet të ketë marrë në dorë çështjen për të hedhur më shumë dritë rreth saj dhe zbulimit të autorëve.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Astrit Cerma17:50 - 01 Qershor 2011
    Deri ketu?!..Ah,joooo...Edhe me 97 nuk ka ndodhur... A mund te heshtesh per heshtien vella? E vrane nje grua,nje nene e vrane. C'te them per rrahje,fyerje,poshterim> C'te them per flekie,tallje e mohim? Per blerje,shitje,rrembim,perdhunim/ C'te them per felliqesine;kurverim? E vrane nje nene.nje grua e vrane. Si mund te heshtesh per heshtien vella??. Te ardhmen e vrane.Vrastaret e vrane. C'te them per ligjet,gjygjet,policine? C'te them per doket,besen,burrerine? Emancipimin,lirine,demokracine? Lindesen e vrane.Te lindurit e vrane. C'te them?..C'te them?..Fjala qane. Heshtiet me heshtien e vrane...E vrane...