English

Rrëmbehet gruaja e kryetarit të Bashkisë Kavajë, dështon bebja e tyre

Kavajë, 1 qershor 2011 NOA – Gruaja e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i sapozgjedhur në këtë detyrë me propozim të Partisë Socialiste, është rrëmbyer dhe dhunuar e për pasojë ka dështuar fëmijën e tyre.

Denoncimi vjen nga e dëmtuara dhe familjarë të saj, ndërkohë që bashkëshorti i saj nuk ndodhet aktualisht në Shqipëri, por në Itali dhe sot është kthyer me urgjencë.

Burimet policore bënë të ditur se me të marrë denoncimin janë vënë në kërkim të autorëve.

Paraprakisht bëhet e ditur nga burime policore për agjencinë NOA se kanë qenë dy persona të cilët kanë rrëmbyer gruan e Rroshit në rrugën nacionale pranë qytetit Kavajë dhe sipas denoncimit kanë ushtruar dhunë fizike që ka çuar në dështimin e fëmijës së gruas e cila ishte prej disa muajsh shtatzënë.

e.t/NOA Vijon...

KOMENTE