Tiranë, 1 qershor 2011 NOA- Duke iu bashkuar fushatës që po organizohet nga Kryqi i Kuq Shqiptar në prag të ditës botërore të Gjakut në 14 qershor, punonjës të QSUT i kanë ardhur në ndihmë të sëmurëve me talasemi. Drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku ka pohuar se kjo ishte një nga nismat e para për të ndihmuar fëmijët talasemikë. “Shpesh herë mjekët kërkojnë gjak për fëmijët talasemikë, apo pacientët në nevojë. Duke qenë se ne jemi në krye të këtij institucioni,i jemi bashkuar fushatës”, ka pohuar Ivziku. Përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Shqiptar kanë apeluar që të gjithë qytetarët të bashkohen në këtë fushatë, pasi vendi ynë ka një nivel dhe kulturë të ulët të dhurimit vullnetar të gjakut.
a.q/NOA