English

Të drejtat e fëmijëve, qeveria prezaton politikat e mbrojtes

Tiranë, 1 qershor 2011 NOA- Ka nisur puna për ngritjen e institucioneve për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në nivel qendror dhe vendor, ku në nivel qendror tashmë janë ngritur dhe funksionojnë Këshilli Kombëtar si dhe Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës, ndërsa në nivel vendor po ngrihen Njësitë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Këshillin e Qarkut si dhe në çdo bashki dhe komunë.

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve, ngritja dhe fuqizimi i mekanizmave për garantimin e tyre, institucionalizimi i bashkëpunimit mes pushtetit qendror, atij lokal dhe shoqërisë civile, ishin në fokus të Konferencës Kombëtare për Fëmijët ”Unë Sot Njoh, Guxoj, Mbrohem”, organizuar me rastin e 1 Qershorit nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe UNICEF.

Sipas zv.ministres se punes, Filloreta Kodra qeveria ka ndërmarrë inisiativa dhe përmirësime të rëndësishme në fushën ligjore, strukturore dhe organizative për sigurimin e respektimit të të drejtave të fëmijëve në përgjithësi si dhe kushteve të përshtatshme për mirërritjen e fëmijëve në nevojë

a.q/NOA

KOMENTE