Tiranë, 2 qershor 2011, NOA- 150 vjetori i Bashkimit të Italisë është festuar edhe në Tiranë.
Ishte ambasada e Italisë në Tiranë ajo që gjatë pasdites së sotme organizoi një pritje me personalitete të shquar në vend, si politikanë, akademikë si dhe personalitete të tjera të njohura në vend.
Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast ambasadori D’Elia u shpreh se, “Ka kaluar një vit që nga festimet e vitit të kaluar në datën 2 qershor dhe përgjatë 12 muajve, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë janë forcuar së tepërmi në drejtim pozitiv”.
Sipas tij këtë e tregon edhe fakti që afro gjysmë milion shqiptarë jetojnë në vendin fqinj dhe ndihmojnë familjet e tyre, sikurse dhe në rritjen ekonomike të Italisë por edhe në atë të Shqipërisë.
Më tej ai theksoi se 2 qershori është ditë e shënuar edhe për faktin se edhe numri i studentëve shqiptar që mirëpriten në Itali është shumë i lartë duke u llogaritur me dhjetëra- mijëra duke vlerësuar më tej edhe rolin dhe kontributin e tyre në vend.
a.y/NOA