Nju Jork, 2 Qershor NOA - Do të jetë numri një i Apple, Steve Jobs, aktualisht në një pauzë për shkak sëmundje, që më 6 qershor do të prezantojë në San Francisco sistemet e reja operative të kompanisë Cupertino.
Bëhet fjalë për Mac OS X, i cili është i destinuar për të shkuar për kompjuterët dhe IOS 5 për iPhone dhe iPad, kjo krahas iCloud dhe shërbimeve cloud të cilat ofrohen vetëm nga Apple.
Në këtë njoftim, Apple nuk ka përmendur iPhone e ri, duke lënë të kuptohet se versioni i ardhshëm i smartphon-it më popullor do të realizohet më vonë, ku në hipotezat më të mundshme mund të themi vjeshtën.
r.b/NOA