English

Falsifikuan tabelën e rezultateve , KQZ padit 4 numëruesit

Tiranë, 2 qershor 2011 NOA- Falsikimi I tabelave të numërimit tё kutisё 25 63, pёr Kёshillin Bashkiak tё Belshit, e ka detyruar KQZ-nё te ngreje padi penale nё Prokurori kundёr katёr numёruesve .Pas kёrkesёs ankimore tё ngritur nga partia Bashkimi Demokrat, ku kjo parti kishte marrё zero vota, u vendos rinumërimi. Rezultoi se kjo forcё politike kishte 128 vota, Partia Socialiste 54 nga 150 vota dhe Partia Demokratike 33 vota nga 96 të tilla . Nisur nga këto të dhena KQZ miratoi ribёrjen e tabelёs dhe reflektimin e ndryshimit nё tabelёn e rezultatit. Po sot, Komisioni Qёndror i Zgjedhjeve ka shpёrndarё mandatet pёr disa kёshilltarё tё Bashkive dhe komunave. Koalicioni “Aleanca pёr tё Ardhmen”, ka marrё 7 mandate dhe “Aleanca pёr tё Qytetarin”, 10, nё Bashkinё e Fierit.

Komisioni Qёndror i Zgjedhjeve do tё mblidhet nё orёn 18.00, ku pritet tё votohet rezultati i dalё nga numёrimi i 26 kutive me vota tё kontestuara pёr Bashkinё e Tiranёs. Deri mё tani, me kutitё e numёruara mё parё me vota tё hedhura nё kutinё e gabuar, Lulzim Basha ёshtё 73 vota pёrpara rivalit tё tij Edi Rama.

a.q/NOA

KOMENTE