Paris, 2 qershor 2011, NOA- Franca po përballet me thatësirën më të keqe të 50 viteve të fundit.
Kjo thatësirë vihet re kryesisht në qytetin Piccardia në veri të vendit, ku dhjetëra njerëz u mblodhën në një fushë për një “lutje masive”, në të cilën ata u lutën që të bjerë shi. Ministri i Bujqësisë ka paralajmëruar se nëse situata vazhdon kështu, pranvera e vitit 2011 do të jetë më e ngrohta që nga viti 1900, duke shtuar se pasojat mund të jenë edhe më të tmerrshme, që nga viti 1976, kur shteti vendosi një taksë mbi thatësirën për të financuar ndihmën mbi fermerët.
a.y/NOA