E enjte, 2 qershor 2011, NOA- Zemërimi për lidhjen e së motrës me një të ri të një kaste më të ulët shoqërore, ka zgjuar një rrëmbim inati te vëllai i vajzës, duke e çuar në një veprim ekstrem.
Rasti ka ndodhur në Indi, dhe duket se shkak është bërë largimi i vajzës në moshë minorene nga shtëpia me të dashurin e saj i cili vinte nga një shtresë më e ulët shoqërore.
Vëllai i vajzës së arratisur, i moshës 22 vjeçare ka shkarkuar gjithë inatin e mbledhur mbi prindërit e djalit me të cilin e motra ishte larguar, duke i vrarë ata në apartamentin e tyre në New Delhi.
a.y/NOA