English

Inter, fillimisht shitjet më pas blerjet

Milano, 2 Qershor NOA - Fillimisht shtije për të mbledhur para e më pas të “çmendur” në merkato.

Kjo është strategjia që Massimo Moratti, presidenti i Interit, do të ndjekë këtë sezon merkatoje në skuadrën e tij.

Një epokë fair play nga ana financiare e cila është bërë e qartë që vitin e kaluar: fillimisht shitjet, më pas investimet.

Kjo është arsyeja pse shumë nga objektivet e Interit për sezonin e ardhshëm (objektivet kryesore Fabregas, Sanchez, Ilicic dhe Hazard) varen shumë nga shitjet, ku drejt largimit duket të jenë Sneijder, Maicon dhe Thiago Motta.

r.b/NOA

KOMENTE