English

Ivanov: 5 qershori tregon gjithë ç’kemi arritur në 20 vite

Romë, 2 qershor 2011, NOA- Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov lidhur me zgjedhjet e së dielës, u bëri thirrje qytetarëve duke thënë se 5 qershori duhet të shënojë festimin e demokracisë.

Gjatë fjalës drejtuar qytetarëve Presidenti Ivanov u shpreh se, “Të gjithë presin prej nesh, t’u tregojmë se jemi demokraci e pjekur dhe vendi i së cilës është në botën demokratike, përkatësisht në Bashkimin Europian dhe në NATO”.

Presidenti i Maqedonisë i tha këto fjalë nga Roma, ku mori pjesë në shënimin e 150-vjetorin e bashkimit të Italisë.

Ai kërkoi nga maqedonasit që të respektojnë shtetin dhe të kenë respekt ndaj gjithë çka është arritur gjatë 20 viteve të fundit që nga pavarësia.

a.y/NOA

KOMENTE