English

Mashtrimi i Griselda Roshit, lirohen 20 të ndaluarit

Tiranë, 2 qershor 2011 NOA- Fantazia e sëmurë e Griselda Roshit ka bërë që për dy ditë të ndalohen të paktën 20 persona nga policia e Tiranës, mes të cilëve edhe taksisti apo punonjësit e klinikës, ku 28 vjeçarja pretendon se e kanë “detyruar” të lindë femijën. Burimet zyrtare pranë drejtorisë së policisë së qarkut Tiranë, konfirmuan për agjencinë e lajmeve NOA se janë liruar 20 persona, të cilët , që prej ditës së djeshmë janë ndaluar ne funksion të hetimit për denoncimin, tashmë tërësisht imagjinar, te bashkëshortes se kryetarit të bashkisë së Kavajës.

a.q/NOA

KOMENTE