English

Mustafa: Dështimi i madh i qeverisë Thaçi

Prishtinë, 2 qershor 2011, NOA- Dështime të mëdha dhe asnjë mbajtje premtimi, kështu e ka cilësuar qeverinë e Hashim Thaçit, kreu i LDK-së, Isa Mustafa në 100 ditët e para të qeverisjes së saj.

një dalje për mediat ai ka theksuar se, e vetmja gjë që ka bërë kjo qeveri për Prishtinën është burgosja e personave që kanë punuar seriozisht për këtë qytet.

Në vijim ai ka prezantuar edhe ekipin e tij të ekspertëve, që do të punojnë për një qeverisje më të mirë, pasi shtoi Mustafa në krye të qeverisë ka njerëz të paskrupullt, që janë gati të bëjnë gjithçka për pushtetin e tyre.

Bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit ai i ka cilësuar si të dëmshme për Kosovën dhe se nuk do i sillnin asnjë të mirë vendit.

a.y/NOA

KOMENTE