English

Nevojë për 5 vota, KQZ rrëzon kërkesat e PS dhe PD

Tiranë, 2 qershor 2011, NOA- (Update) Në vijim të mbledhjes dhe të punës së tij Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka rrëzuar të dyja kërkesat e Partisë Socialiste lidhur me tabelën e rezultateve përmbledhëse të Tiranës dhe atë të KZAZ nr.49.

Pas votimit, kryetari i këtij komisioni Arben Ristani deklaroi se rrëzimi i këtyre kërkesave vjen pasi këto rezultate janë vlerësuar njëherë nga ky komision dhe për rrjedhojë nuk kanë marrë as kuorumin e duhur të votave.

Kërkesat e PS-së morën në favor vetëm 2 vota ato të përfaqësuesve të saj dhe 4 vota kundër ato të komisionerëve të djathtë.

I njëjti fat ishte edhe për kërkesën e Partisë Demokratike e cila u rrëzua për të njëjtën arsye, ku pas rivlerësimit të fletëve të kontestuara në 26 kuti, PD ka kërkuar rivlerësimin e fletëve për të 117 qendrat e votimit me arsyetimin se ato mund të jenë vlerësuar gabim nga KZAZ-të.

Kjo kërkesë ka marrë në favor të saj vetëm katër votat e anëtarëve të maxhorancës të komisionit.

Rrëzimi i tyre erdhi pasi, vendimmarrja e këtij komisioni lidhur me këto ankimime kërkonte jo më shumicë të thjeshtë votash, por shumicë të cilësuar, pra pesë vota pro, nga shtatë anëtarët e KQZ-së.

a.y/NOA

KOMENTE