Kalifornia, 2 Qershor NOA - Një kast aktorësh me të vërtetë i madh, me yjet më të njohura të Hollywood.
është në përfundim të xhirimeve të “Playing the fjeld”, filmi i tretë amerikan i regjisorit, që ka si protagonist Gerard Butler në rolin e një ish-futbollisti, i cili zbulon pasionin e trajnerit dhe çmend të gjithë mamatë e djemve që ai trajnon dhe të gjitha bien në dashuri me të (nga Jessica Biel tek Uma Thurman e deri tek Catherine Zeta Jones).
“Mbase kam diçka të përbashkët me këtë person që ka korrur famë, sukses dhe para në vendin e tij – tregon regjisori për revistën Ciak – dhe më pas vendos të spostohet diku tjetër”.
Ka qenë pikërisht personaliteti i Muçino, që ka arritur të bindë aktorët për të marrë pjesë në këtë film të tijin.
r.b/NOA