English

Pasqyra e Shtypit, 2 qershor 2011

Tiranë, 2 qershor 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 2 qershor 2011.

Gazeta “Panorama” çelet me titullin: “Misteri i Rrëmbimit. Gruaja e bashkiakut humb foshnjën, zbulohet klinika. Në artikull do të gjeni një dëshmi të taksistit. Dëshmia e taksistit: “E shoqërova unë”, si dhe vizitën e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama në shtëpinë e bashkiakut të Kavajës.

Një tjetër titull i kësaj gazete është edhe mesazhi në facebook i deputetit socialist Erion Braçe. Braçe: “PS duhet të jetë sot në kuvend, të qëndrojë e jo të ikë”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në faqen e parë: “Lajmi i orës së vonë. Misteri i Griseldës. Vajza ka bërë abort të vullnetshëm”. Policia ka zbuluar në orët e vona klinikën, ku mjekët theksojnë se vajza ka bërë abort të vullnetshëm. Mister vendndodhja e foshnjës”. Një tjetër artikull i kësaj gazete ka si titull: “Dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u hapën edhe 15 kuti”.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin e madh: “Mbyllet numërimi i Tiranës, Basha 78 vota para Ramës. Sot pritet të merret vendimi për të konkluduar rezultatin. Një tjetër titull i faqes së parë flet edhe për raportimin e kreut të delegacionit të vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE-ODHIR-it, Jonathan Stonestreet, i cili theksoi në Komitetin Amerikan të Helsinkit në Uashington se: “Rezultati i ngushtë do të vinte në pozitë të vështirë çdo administratë.

Më tej një tjetër titull flet për replikën e djeshme të kryeparlamentares Jozefina Topalli me Presidentin Bamir Topi: “Dekorata vrasësve, Topalli: Topi je hipokrit”. Gjithashtu mund të lexoni: “Matura 2011, çelësi i përgjigjeve të testit të Letërsisë”, apo titullin “Ndryshimi mes epshit, seksit dhe dashurisë”.

Gazeta “Shqip” ka si titull kryesor: “Rrëmbejnë foshnjën nga barku i nënës. Shtatë orët e tmerrit, rrëfimi i gruas së kryebashkiakut të Kavajës”. Më tej një titull tjetër i gazetës është: Stonestreet: “KQZ nuk ishte transparent për votat e hedhura në kutitë e gabuara, flet kryevëzhguesi”. Një argument tjetër që mund të lexoni flet për vendimin e qeverisë: HEC-et privati do të fitojë 27 mln, apo edhe argumentin që ka në qendër deklaratën e Mlladiç: "Sarajeva kyçi i fitoreve tona”.

“Gazeta Shqiptare” çelet me titullin: “Griselda: Orët e tmerrit. Zbulohen klinika e abortit, arrestohen mjekët”. Një tjetër argument është: “Sadam Hysein: Zbulohet padia e tij në Strasburg kundër Shqipërisë”. Gjithashtu mund të lexoni shkrimin me titull: “Kongresi Amerikan: PS e PD nuk kryen detyrën”. Dy tituj të tjerë të kësaj gazete flasin për “Skandal bastesh në Itali, pranga shqiptarit”, apo “Padia në gjykatë: Mero Baze në prag të divorcit nga bashkëshortja”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE