Lushnjë, 2 qershor 2011 NOA- Një vit më parë 17 vjeçari me inicialet I.B banues në fshatin Pluk të rrethit Lushnje, ka tentuar të godasë me thikë një tjetër minoren me inicialet R.K.Që prej gushtit të vitit 2010, 17 vjeçari është shpallur në kërkim nga policia, e cila ka mundur të bjerë me gjurmët e tij vetëm një ditë më parë.Kanë qenë specialistët e seksionit kundër krimeve të rënda në komisariatin e policise Lushnje, të cilët kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim.
a.q/NOA