English

Prokuroria: Bashkëshortja e kryebashkiakut të Kavajës nuk është rrëmbyer

Tiranë, 2 qershor 2011, NOA - Prokuroria e Krimeve të Rënda hodhi poshtë zyrtarisht pistën e rrëmbimit me armë të Griselda Roshit, bashkëshortes së kryebashkiakut të Kavajës, nga persona të armatosur dhe marrjen peng të foshnjes së saj.

një deklaratë për shtyp të pak momenteve më parë Prokuroria për Krime të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit regjistruan denoncimin e datës 01.06.2011 për rrëmbimin e Griselda Roshit dhe realizuan një sërë veprimesh hetimore për verifikimin e rrethanave të ngjarjes, për shkak edhe të sensibilitetin që paraqet ky rast që shokoi vendin, por jo vetëm.

Prokuroria thekson se “Në bazë të analizës të veprimeve hetimore të deritanishme, u arrit në konkluzionin se nuk ka elementë që të vërtetojnë rrethanat e pengmarrjes së shtetases Griselda Roshi, çfarë hedh poshtë pistën e variantit të rrëmbimit dhe marrjes peng të fëmijës së sapolindur”.

Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po punojnë për sqarimin e arsyeve dhe motivimin e denoncimit.

Ngjarja e rëndë që ka shokuar vendin duket se po merr një rrjedhë tjetër, që pritet ta zgjidhë disi edhe ekspertiza mjeko-ligjore.

mit/NOA

KOMENTE
  • Lindita Bushati13:45 - 02 Qershor 2011
    si ka mundesi qe nje nene te bej nje denoncim te tille duke shokuar gjith ompinionin shqiptare aq me teper kur behet fjale per nje foshnje ne barke mos ndoshta prokuroria e mbane te fshehte kete krim pasi ky lajme mori dhene dhe u shokua gjith populli shqiptare ane e mbane vendit madje dhe jashte vendit tone, si eshte e mundur qe kjo nene mund te nfre nje akuze kaq te rende kjo eshte nje? e madhe faleminderit per mire kuptimin.